Molliqaj: Koalicionet nuk janë si dashuria- Me AAK-në do t’ia ndërrojmë jetën njerëzve

Aktuale

Molliqaj: Koalicionet nuk janë si dashuria- Me AAK-në do t’ia ndërrojmë jetën njerëzve

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 23:53
Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj nga Partia Social Demokrate, sonte në Interaktiv ka thënë se koalicioni i tyre me AAK’në do t’ia ndërrojë jetën njerëzve. Sipas Molliqajt, koalicionet nuk janë dashuri, por bashkëpunime.

”Koalicionet nuk janë si dashuria. A janë pajtu, a janë idhnu apo cka i kanë thënë njëri-tjetrit. Por janë bashkëpunime’, tha Molliqaj.

Tutje ai thekson se koalicioni i PSD me AAK’në do të dalë fitues në zgjedhje.

”Ne do të fitojmë. Koalicioni jonë është fitues. Koalicioni jonë e shtyen Kosovën përpara dhe ka me ia ndërru jetën njerëzve”, shtoi Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat