Përfundon takimi Mustafa-Kurti

Aktuale

Përfundon takimi Mustafa-Kurti

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 10:32
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

(E plotësuar) - Ka përfunduar takimi mes kryetarit të VV-së Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Isa Mustafa.

Nga burime të medias merret vesh se takimi ka zgjatur vetëm 20 minuta në një nga hotelet e kryeqytetit .

Media ka provuar të kontaktojë me të dy subjektet politike por nuk kanë qenë të qasshëm në tel për të treguar më shumë se çfarë është diskutuar në këtë takim.

Nominimi për postin e kryeministrit, i ndarë mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, vazhdon të mbetet një temë për të cilën nuk po bien dakord dy liderët partiakë.

30 gushti është dita e fundit që partitë mund të dorëzojnë në KQZ, koalicionet parazgjedhore.

***

Një ditë para përfundimit të afatit për koalicione parazgjedhore, janë takuar sot kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në njërin nga restorantet e kryeqytetit.

Media merr vesh se takimi ka qenë i shkurtër, ndërsa nuk dihet nëse kanë arritur ndonjë marrëveshje për lokacion parazgjedhor.

Kujtojmë se Komisioni Qendror Zgjedhor u ka caktuar afat subjekteve politikë për lidhjen e koalicioneve të mundshme parazgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit, deri më 30 gusht.

LDK dhe Vetëvendosje deri tani nuk kanë arritur të merren vesh për postin e kryeministrin.

LDK ka nominuar Vjosa Osmanin, ndërsa Vetëvendosje, Albin Kurtin.

***

Një ditë para përfundimit të afatit për koalicionet parazgjedhore, Isa Mustafa i LDK-së dhe Albin Kurti i VV-së janë duke zhvilluar takim.

Insadjeri merr vesh se takimi tashmë ka nisur në një restorant në Prishtinë, ku temë e diskutimit është koalicioni i mundshëm mes dy partive, mirëpo pika për të cilën deri tash nuk janë marrë vesh mes veti është posti i kryeministrit.

30 gushti është dita e fundit që partit mund të dorëzojnë në KQZ, koalicionet parazgjedhore.

LDK ka nominuar Vjosa Osmanin për kryeministre, kurse nga VV Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat