Korab Sejdiu nuk aderon në LDK, shkon me një mision të veçantë atje

Aktuale

Korab Sejdiu nuk aderon në LDK, shkon me një mision të veçantë atje

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 13:20
Korab Sejdiu

Ish-deputeti i AKR-së, që për një kohë ka funksionuar si deputet i pavarur, Korab Sejdiu, ka folur para mediave për vizitën që pati në LDK.

Para mediave, Sejdiu, pasi që u takua me kreun e LDK-së e me Vjosa Osmanin, kandidaten për kryeministre, në zyrat e partisë në Prishtinë, ka bërë të ditur se ka folur me ta për koalicionin e mundshëm më Vetëvendosjen.

“Thjesht pata një takim të frytshëm me kryetarin Isa Mustafën, dhe kandidaten e LDK-së, Vjosa Osmanit, ishte një ide e vullnetit të mirë për me e shty bashkimin e të dy partive kryesore shqiptare, ish opozitës në Kuvend, pasi që po afrohet afati për koalicione zgjedhore thjesht erdha em e bë një tentativë shtesë dhe me vu vetën në pozicion për me e shty vetën përpara. Jam vazhdimisht në komunikim edhe me LDK-në dhe VV dhe po mundohem që ta bëjë këtë sepse e sho si formulën më të mirë për me e shty vendin përpara”, ka thënë ai.

“Vazhdoj me besu që nëse LDK dhe VV e qesin shtetin si priorit kryesor dhe të vetëm, atëherë nuk besoj që do të ketë pengesë edhe posti i kryeministrit”, ka thënë Sejdiu.

I njejti ka thënë se sipas tij nuk është cështje që të lëshohet pe për postin e kryeminsitrity nga të dy partitë, por, që është cështje e koordinimit.

Ai ka thënë se nuk ka vendosë ende për aderim, apo se a do të garojë si deptuet.

Ish-deputeti kohëve të fundit ka qenë shumë i zëshëm pro një koalicioni LDK-Vetëvendosje.

Sejdiu ka funksionuar në legjislaturën e fundit si deputet i pavarur, pasi që ai nuk ishte pajtuar që AKR të shkonte në pozitë së bashku me partitë e PAN-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat