LDK autorizon vetëm Lutfi Hazirin të flas për qëndrimet e partisë

Aktuale

LDK autorizon vetëm Lutfi Hazirin të flas për qëndrimet e partisë

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 13:31
LDK autorizon vetëm Lutfi Hazirin të flas për qëndrimet e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunkate për media ka njoftuar sot se për të dhënë qëndrimet politike të kësaj partie, është i autorizuar vetëm Lutfi Haziri.

Sipas kësaj komunikate, Lutfi Haziri është shef i shtabit zgjedhor të LDK-së, dhe kontakti me të është direkt.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton të gjitha mediet se për të gjitha qëndrimet politike të LDK-së i autorizuar është vetëm z. Lutfi Haziri, shef i shtabit zgjedhor të LDK-së, kontakti me të është direkt. Ndërsa për detaje dhe të gjitha aranzhimet tjera përgjegjës është Zyra për Informim, rrjedhimisht person kontaktues është zëdhënësi Besian Mustafa”, thuhet në njoftim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat