Politikani i ri, Resul Sinani mundohet ta kritikoj Haki Abazin, e lidh pak edhe me xhenetin...

Aktuale

Politikani i ri, Resul Sinani mundohet ta kritikoj Haki Abazin, e lidh pak edhe me xhenetin...

Nga: N.Sh Më: 29 gusht 2019 Në ora: 13:45
Haki Abazi dhe Resul Sinani

I sapo aderuari në AAK, Resul Sinani i cili më parë ishte pjesë e Nismës Socialdemokrate, ka kritikuar sot Haki Abazin i cili i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Abazi përmes një shkrimi sot të publikuar në rrjetet sociale ka thënë se koalicioni LDK-LVV me kryeministër Albin Kurtin është garancion për pastrimin e Kosovës.

Ndërsa, Sinani thotë se Abazi me vetëdije apo pa të, e ka dhënë përgjigjen se pse nuk po bëhet koalicioni VV-LDK.

Sinani përmes një postimi në facebook, është munduar ta shtjelloj shkrimin e Abazit, ta zbërthej dhe ta paraqes sipas mënyrës së tij.

Lëxojeni çfaë thotë Sinani:

Haki Abazi me ose pa vetëdije e paska dhënë përgjigjen se pse nuk po bëhet koalicioni VV-LDK… Sipas tij; LDK-ja së pari duhet të bëjë një AUTOKRITIKË si në kohën e Enver Hoxhës, me të cilën e pranon fajësinë, e pastaj ajo do të falet dhe do të pranohet në koalicion me VV-në; Në koalicion nuk do të jetë krejt LDK-ja, por veç një pjesë e saj, sepse ata që “janë të lidhur me sistemin e PRONTO-s” nuk janë të mirëpritur, por pjesa tjetër për t’u PASTRUAR duhet që t’ia dhurojë fitoren VV dhe të përndjekë “fajtorët” që kanë bërë “kompromise të dhimbshme” deri në “gabimin historik” të zgjedhjes së Thaçit president. Sipas këtij statusi të z.Abazi, koalicioni me VV për njerëzit e LDK-së është URA E SIRATIT, të cilën duhet ta kalojnë për të fituar Xhenetin..

Ja disa prej pikave, çfarë po thotë ai:

"Koalicioni qeverisës LVV-LDK, me kryeministër Albin Kurtin është garancion për pastrimin e Kosovës dhe ndërtimin e standardit të qeverisjës dhe zhvillimit, pa korrupcion dhe pa nepotizëm. Jo pse Vjosa Osmani nuk do ta bëjë një gjë të tillë por që nuk është ende vendimarrese në LDK e aq më tepër që ne LDK ende ka individ të fuqishëm që kanë interesa pa fund në sistemin e PRONTOs, të shtetit të kapur, e që Kosova nuk duhet të vuaj pasojat e kesaj strukture mbrenda LDKs dhe fuqisë së sajë për ta sabotuar ndryshimin, agjenden reformuese dhe zhvillimore.

Koalicioni LVV-LDK, përmbledh vullnetin e gjithë Kosovës dhe diasporës, për të bërë vendin dhe për ta bërë shtetin.

Koalicioni LVV-LDK, i jep shansin LDK-së që të pastrohet nga elementet e PDK-së, që i ka brenda dhe që e kanë ndaluar zhvillimin e brendshëm, dhe e kanë detyruar LDK-në në të kaluarën të bëjë kompromise të dhimbëshme, dhe që kanë vonuar zhvillimin e LDK-së.

Koalicioni LVV-LDK, është shprehje e një vullneti të madh të qytetarëve të Kosovës, për të mirënjohur pjesën e LDK-së, që ka qenë konsistente në shtetndërtim, dhe nuk ka munguar në parlament kur është dashur të votohet si opozitë e bashkuar.

Koalicioni LVV-LDK, e përmirëson gabimin historik të zgjedhjes së Thacit president."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat