Muhaxheri: Nuk pres të jem në listë të deputetëve, këta do jenë kandidatët nga dega e Pejës

Aktuale

Muhaxheri: Nuk pres të jem në listë të deputetëve, këta do jenë kandidatët nga dega e Pejës

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 14:47
Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka folur për zhillimet e fundit në skenën politike në partinë e tij.

Muhaxheri ka lënë të hapur mundësinë e një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe ka folur për listën e deputetëve që partia e tij do paraqesë për zgjedhje.

“Është e qartë që LDK e ka nominuar Vjosa Osmanin dhe kandidatja jonë nuk mundet të negociohet në çështjen e kryeministrit të ardhshëm të Republikës së Kosovës. Të gjitha opsionet e tjera janë të hapura dhe ka mundësi t’i diskutojmë deri më 30 gusht kur përfundon afati për koalicione”.

“Besoj që nuk do të jem në listë, nëse kryesia e LDK’së vendos që të jem, normalisht që duhet të dal. Nga dega jo. Ne nga dega i kemi tre kandidatë të suksesshëm që kanë qenë edhe deputetë, ata janë Kujtim Shala, Besa Gaxheri dhe Ramiz Kelmendi”, shtoi anëtari i kryesisë së LDK’së.

“Duhet pritur të reflektoj secila palë. Është vendimi i Kushtetueses që e favorizon fituesin e garës ta formojë qeverinë dhe kjo frymë po imponon koalicione dhe po krijon frymë jo të mirë. Besoj për këtë se raporti i forcave të pas 6 tetorit do imponojë ndoshta edhe koalicione të tilla të tjera. Për ne ka qenë i pëlqy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat