Zotohet Haradinaj: Do të jem përherë në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare

Aktuale

Zotohet Haradinaj: Do të jem përherë në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 14:55
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, duke kujtuar qëndresën e pathyeshme përballë armikut, të dëshmorëve të komunës së Hanit të Elezit, është zotuar se do të jetë përherë në mbrojtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare.

“Në kujtim të luftës së Brigadës 164 që mban emrin e Heroit të Kosovës, Gafur Loku, përulemi para sakrifices dhe qëndresës së pathyeshme përballë armikut, të Dëshmorëve të Komunës së Hanit të Elezit. Nderojmë sot luftëtarët e komandantët e zot, të kësaj brigade, bijtë e zgjedhur të popullit tonë, që morën pjesë në luftime gjithandej vendit, duke shkruar me gjakun e tyre faqen më të lavdishme të historisë së Kosovës. Zotohem se do të jem përherë në mbrojtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare. Lavdi Dëshmorëve të Kombit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat