Dorëheqje nga Vetëvendosja, kalon në PSD

Aktuale

Dorëheqje nga Vetëvendosja, kalon në PSD

Nga: D.RR Më: 29 gusht 2019 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Zyrtari i PSD-së, Dardan Molliqaj, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se në radhët e partisë së tij është bashkuar Xhelal Hajrullahu, asambleisti më i votuar i VV-së në Gjilan.

Molliqaj shkruan tutje se anëtarësimet e shumta në PSD gjithandej Kosovës, po e konfirmojnë Koalicionin Fitues.

Postimi i plotë:

Xhelal Hajrullahu, asambleisti më i votuar i VV-së në Gjilan, sot u bashkua me ne.

Ishim bashkë në përpjekjet tona për një Kosovë më të mirë. Jemi ribashkuar për t'i REALIZUAR ato përpjekje.

Anëtarësimet e shumta në PSD gjithandej Kosovës, po e konfirmojnë Koalicionin Fitues.

100% për Kosovën!
100% për njerëzit!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat