Dita e katërt: FSK akoma nuk ka gjetur personin e zhdukur në Liqenin e Batllavës

Aktuale

Dita e katërt: FSK akoma nuk ka gjetur personin e zhdukur në Liqenin e Batllavës

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Pjesëtarët e kërkim-shpëtimit të FSK-së po vazhdojnë operacionin për kërkimin e një personi të zhdukur në Liqenin e Batllavës.

Gjeneral brigade Naim Haziri, e vizitoi ekipin e kërkim-shpëtimit në ujëra të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, të cilët, që nga data 25 gusht, janë duke marrë pjesë në operacionin për kërkimin e një personi të zhdukur në Liqenin e Batllavës.

Me këtë rast, pjesëtarët e angazhuar në operacion e njoftuan në hollësi gjeneral Hazirin për zhvillimet e këtij operacioni, si dhe për sfidat me të cilat po përballet ekipi i angazhuar i kërkim-shpëtimit

Gjeneral Haziri vlerësoi lart punën dhe përkushtimin e pjesëtarëve të FSK-së, të cilët po operojnë në Liqenin e Batllavës, për gjetjen – trupin e një qytetari i cili ditë më parë ishte zhdukur në liqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat