Zyrtari i AAK-së ka një kërkesë për PDK-në pas prishjes së koalicionit Nisma- Vetëvendosje

Aktuale

Zyrtari i AAK-së ka një kërkesë për PDK-në pas prishjes së koalicionit Nisma- Vetëvendosje

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Ish – Drejtor i Administratës në Komunën e Prizrenit, Ilir Baldedaj i cili vjen nga radhët e AAK-së ka reaguar pas prishjes së koalicionit në mes Nisma-s dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Baldedaj nëpërmjet një shkrimi në Facebook i ka bërë ftesë PDK-së, AAK-së e Nismas që të bashkohen dhe ta shkarkojnë Kryesuesin e Asamblesë së komunës së Prizrenit.

“Pas daljes së Nismës nga koalicioni në Prizren i ftoj të bashkohem PDK, AAK dhe NISMA që të shkarkohet Kryesuesi i Asamblesë sepse nuk e ka shumicën në Asamble!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, para pak minutash partia e Nismës nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se ka prishur koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje në komunën e Prizrenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat