Gjendet trupi i pajetë i 55 vjeçarit nga Obiliqi i cili ishte mbytur të dielën në Liqenin e Batllavës

Aktuale

Gjendet trupi i pajetë i 55 vjeçarit nga Obiliqi i cili ishte mbytur të dielën në Liqenin e Batllavës

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 19:08
Foto

Pas pesë ditë kërkimi, është gjetur trupi i Shaban Shabanit nga Obiliqi i cili ishte mbytur të dielën në Liqenin e Batllavës.

Gjetja e tij është bërë rreth orës 18 e 30 nga Prestarët e Kompanisë së Kërkim- Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë të Kosovës ( FSK ).

Gjatë operacionit të kërkimit, njësitet përkatëse ka përdorur edhe një varkë me skaner për detektuar trupin.

Zhdukja e tij kishte ndodhur paditën e së dielës.

Familjarët e 55 vjeçarit, kanë thënë se të dielën ata kishin shkuar për pushim në Batllavë.

Sipas tyre, Shabani së bashku me disa persona të tjerë të familjes kishin dalë me dy varka në liqe.

Ata ishin futur në ujë për t’u freskuar, dhe pas një kohe kur po notonin, papritur ishte zhdukur 55 vjeçari.

I ndjeri Shaban Shabani vite më parë e kishte shpëtuar nga mbytja një person, pikërisht në Liqenin e Batllavës./Telegrafi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat