Ja si u përgjigj Presidenti Rugova kur e pyetën se si do të gjendeni përballë një diktatori si Millosheviqi, kur nuk keni as ushtri?

Aktuale

Ja si u përgjigj Presidenti Rugova kur e pyetën se si do të gjendeni përballë një diktatori si Millosheviqi, kur nuk keni as ushtri?

Nga: H.O. Më: 29 gusht 2019 Në ora: 21:36
Presidenti historik, Ibrahim Rugova

Truproja e Presidentit historik, Ibrahim Rugovës, Adnan Merovci në një postim të tij në Facebook ka treguar një rast kur është pyet Presidenti Rugova se si do të dal përballë diktatorit Millosheviq kur s’keni as ushtri, as polici, as mekanizma të tjerë.

Postimi i plotë:

Veç fakte!

Gazetari: “Si po mendoni ju të realizoni qëllimet tuaja politike për pavarësi karshi një shteti me fuqi ushtarake gjigante dhe nje diktatori si MILLOSHEVIQ-i, kur ju s’keni as ushtri, as polici, as mekanizma të tjerë. Serbia juve mundet të ju fshi nga faqja e dheut për pak ditë”?

Presidenti RUGOVA: “Ne jemi këtu dhe po punojmë”!

Kështu dinte të përgjigjej veç ai! Shkurt e shqip!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat