Viti i ri shkollor, mobilizohet edhe Policia e Kosovës

Aktuale

Viti i ri shkollor, mobilizohet edhe Policia e Kosovës

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 07:48
Ilustrim

Në prag të vitit të ri shkollor ata që po bëhen gati janë edhe institucionet e sigurisë, saktësisht Policia e Kosovës e cila gjithmonë prezanton një plan të veçantë që ka të bëjë me sigurinë e nxënësve.

Me këtë rast, Policia e Kosovës ka paralajmëruar një konferencë të përbashkët e cila i dedikohet sigurisë në trafikun rrugor, duke përfshirë aktivitetet dhe masat që do të ndërmerren nga institucionet përkatëse sa i përket fillimit të vitit të ri shkollor.

Konferenca do të mbahet në objektin e Administratës së Policisë së Kosovës ku do të marrin pjesë zyrtarë nga institucione të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat