Hahn ua tërheq vërejtjen Kosovës dhe Serbisë: Kosova ta heq taksën, Serbia ta ndalojë lobimin për tërheqjen e njohjeve

Aktuale

Hahn ua tërheq vërejtjen Kosovës dhe Serbisë: Kosova ta heq taksën, Serbia ta ndalojë lobimin për tërheqjen e njohjeve

Nga: F. B. Më: 30 gusht 2019 Në ora: 10:14
Johannes Hahn

Komisari për bisedime dhe zgjerim Johanes Han ka kërkuar nga Beogradi dhe Prishtina një përfundim pozitiv nga dialogu që është kyç për perspektivën evropiane të Ballkanit perëndimor, shkruan “B92”, përcjell “Bota sot”.

"Është kyçe heqja e taksës” ka thënë Han, pas arritjes në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së dhe Ballkanit perëndimor në Helsinki duke nënvizuar rëndësinë jetike të arritjes së marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

"Zgjidhja, përkatësisht përfundimi pozitiv i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është elementi kyç për ardhmërinë evropiane të perspektivës së të gjithë regjionit”, ka porositur Han.

Han ka ftuar autoritetet në Prishtinë që të heqin taksën ndaj mallrave serbe. "Kyçe është heqja e taksës që janë kundër frymës së BE-së, kur bëhet fjalë për tregti unike këtu nuk mund të ketë taksa” ka thënë ai.

Ai ka theksuar se Serbia duhet të ndaloj fushatën e kërkimit të tërheqjes së njohjeve të Kosovës që po bënë anekënd botës. "Të dy palët duhet të bëjnë hapa drejt njëri-tjetrit. Mendoj se mund të gjendet zgjidhje dhe kjo nuk është e pamundshme", porositi Han.

Komisari Evropian ka përkujtuar se në Kosovë do të mbahen zgjedhje dhe vlerësoi se "situate do të jetë më e qartë" pas përfundimit të tyre. "Së bashku me personelin e ri të BE-së shpresoj se do të mund të hyjmë në  finalizimin e bisedimeve", mendon Han.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat