Fisnik Ismaili dhe Frashër Krasniqi në listë për deputetë, por jo edhe kolegu i tyre

Aktuale

Fisnik Ismaili dhe Frashër Krasniqi në listë për deputetë, por jo edhe kolegu i tyre

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 11:29
Fisnik Ismaili

Fisnik Ismaili dhe Frashër Krasniqi do të jenë përsëri në listë të PSD-së për deputetë në legjislaturën e shtatë, por jo edhe ish-deputeti Faton Topalli, kështu bëjnë të ditur burime.

Në medie u raportua ditë më parë se Ismaili dhe Krasniqi nuk do të garojnë përsëri për deputetë, por një gjë të tillë e kanë demantuar drejtues të PSD-së. Mirëpo, garës për deputet nuk pritet t’i hyj sërish Faton Topalli, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.

“Për shkak të angazhimeve që i ka në Zvicër, ish-deputeti Faton Topalli nuk do t’i hyj përsëri garës”, thotë ky burim.

Përndryshe, PSD-ja që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti ka arritur koalicion parazgjedhor me AAK-në e Ramush Haradinajt, ku në listën e përbashkët për deputetë PSD-ja do t’i ketë 25 kandidatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat