Rexhaj: PDK e AAK blejnë vota me pare

Aktuale

Rexhaj: PDK e AAK blejnë vota me pare

Nga: N.Sh Më: 30 gusht 2019 Në ora: 11:31
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Veprimtari dhe njohësi i çështjeve politike, Sali Rexhaj ka folur për sondazhet online për të cilat thotë se kanë një defekt të madh.

Ai, përmes një postimi në Facebook, thekson se, këto sondazhe manipulohen nga grupe të organizuara dhe paraqesim pasqyrim të rrejshëm.

Në këtë mënyrë, ai shton se, anëtarët e LDK-së, pra shumica prej tyre nuk kaun Facebook, e as nuk thërrasin në telefon për këto sondazhe, kurse anëtarët e PDK-së dhe AAK-së nuk lodhen fre sepse i kanë të punësuar familjarët e anëtarët në institucione dhe u vijnë votat ose edhe i blejnë me para.

Postimi i plotë:

Keto sondazhet online dhe te rrjeteve sociale e kan nje defekt te madhe sepse manipulohen nga grupe te organizuara dhe paraqesin pasqyrim te rrejshem. Shumica e anetareve te LDK-es nuk kan fare fb as nuk e kapin telefonin ne dore me e thirre Fidanin, bie fjala. Ata te PDK-es e AAK-es, nuk lodhen fare. Ata i kane punesuar familjaret e anetaret ne institucione dhe u vijn votat pra nga klientet apo edhe i blejne ato me pare.

Por ka edhe ne zi, zgjedhja e Trump dhe referendumi per Brexit, ku u involvua me te madhe Rusia, i derguan keto dy shtete ne rruge pa udhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat