Gashi: Vuçiqi e Daçiqi të tregojnë ku janë eshtrat e 1300 shqiptarë të rrëmbyer, kurse Thaçi, Veseli, Haradinaj e Limaj për 400 serbë

Aktuale

Gashi: Vuçiqi e Daçiqi të tregojnë ku janë eshtrat e 1300 shqiptarë të rrëmbyer, kurse Thaçi, Veseli, Haradinaj e Limaj për 400 serbë

Nga: N.Sh Më: 30 gusht 2019 Në ora: 13:17
Shkëlzen Gashi

Politologu Shkëlzen Gashi në ditën ndërkombëtare të personave të zhdukur, thotë se janë rreth 1300 shqiptarë të rrëmbyer nga Serbia.

Ai përmes një postimi në Facebook, shprehet se, Vuçiqi e Daçiqi si ministra të regjimit kriminal të udhëhequr nga kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq, duhet të tregojnë se ku janë eshtrat e 1300 shqiptarëve të rrëmbyer dhe të ua kthejnë familjarëve.

Në anën tjetër, sipas të dhënave të Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë, Gashi thotë se, janë të rreth 400 joshqiptar të rrëmbyer për të cilët kërkon nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj që të tregojnë se ku janë mbetjet e tyre.

Ja postimi i plotë:

As "persona të zhdukur", as "persona të pagjetur", por "persona të rrëmbyer"

Sipas të dhënave të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Kosovë, prej 1,652 personave të rrëmbyer, rreth 400 janë joshqiptarë, pjesa dërrmuese e të cilëve sërbë.

Prandaj, Vučić e Dačić, si ministra të regjimit kriminal të udhëhequr nga Milošević-i, duhet të tregojnë se ku janë eshtrat e rreth 1300 shqiptarëve të rrëmbyer dhe t’ua kthejnë ato familjarëve të tyre.

Por, po ashtu, edhe Thaçi, Veseli, Haradinaj e Limaj, si udhëheqës të UÇK-së, duhet të tregojnë se ku janë mbetjet e rreth 400 joshqiptarëve të rrëmbyer, pjesa dërrmuese e të cilëve sërbë, dhe t’ua kthejnë ato familjarëve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat