Haradinaj: Në Samitin e Berlinit e ndala ndarjen e Kosovën, Merkel qartë e pozicionuar kundër ndarjes - Bota Sot
Haradinaj: Në Samitin e Berlinit e ndala ndarjen e Kosovën, Merkel qartë e pozicionuar kundër ndarjes

Aktuale

Haradinaj: Në Samitin e Berlinit e ndala ndarjen e Kosovën, Merkel qartë e pozicionuar kundër ndarjes

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 14:02
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ftuar në RTV 21 bisedoi për temën e dialogut dhe ndarjes së Kosovës.

Duke diskutuar për këtë temë, Haradinaj theksoi se në Samitin e Berlinit i është dhënë fund idesë për ndarje.

“Gjykata Kushtetuese nuk e ka autorizuar askënd që të shkojë e të flasë për ndarjen e Kosovës. As që të shkojë e të marrë pjesë në një proces jo-transparent ku flitet për ndarje të vendit”, deklaroi Haradinaj.

“Unë e kam ndjerë si mision timin ndaljen e procesit të ndarjes, jo marrjen pjesë në atë proces, por ndaljen dhe heqjen e çdo fuqie, çdo legjitimiteti të atij procesi – rikthimin e procesit në duar të sigurta, sikurse ishte rastin në Samitin e Berlinit”, theksoi ai.

Haradinaj tha se edhe Merkel ishte kundër ndarjes.

“Duke pasë parasysh se Kanceralja Merkel ishte qartë e pozicionuar kundër ndryshimit të kufijve, copëtimit të Kosovës, kësisoj ky ka qenë misioni im. Në të ardhmen, unë mendoj se Kosova nuk guxon të lëvizë me taksën, për shkak se e krijon një zbrazëti të cilën duhet ta mbulojë me diçka tjetër. E diçka tjetër mund të jenë kërkesa të dhimbshme me Kosovën”, tha Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat