Blerim Latifi tregohet i ashpër me politikanët në Kosovë, ja çka po bën Daçiqi kundër Kosovës e çka politikanët tanë

Aktuale

Blerim Latifi tregohet i ashpër me politikanët në Kosovë, ja çka po bën Daçiqi kundër Kosovës e çka politikanët tanë

Nga: N.Sh Më: 30 gusht 2019 Në ora: 14:31
Blerim Latifi

Profesori i filozofisë, Blerim Latifi i cili është edhe këshilltar i Kadri Veselit, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ashpër ndaj politikanëve të Kosovës, për të cilët thotë se po kujdesën vetëm për grumbullimin e votave.

Këtë reagim ai e bën pasi Ivica Daçiq po punon në dëm të Kosovës duke bër përpjekje për të grumbulluar sa më shumë çnjohje ndaj Kosovës.

Latifi thotë se Amerika po kujdeset për Kosovën si baba për birin, mirëpo edhe kujdesi atëror thotë se e ka një kufi.

Ja postimi i plotë:

Daçiçi grumbullon çnjohje, ne grumbullojmë vota, SHBA kujdeset për pavarësinë tonë.

Derisa ne kemi harruar punët e shtetit, duke vrapuar pas grumbullimit të votave, Ivica Daçiç me çantën e tij diplomatike të mbushur me para bredh nëpër shtetet private të Afrikës për të blerë çnjohjet e Kosovës, ndërkaq, siç paska shkruar një media e Beogradit, “shërbimet e inteligjencës amerikane janë aktivizuar për të zbuluar personat që po lobojnë dhe shtetet eventuale të cilat po e përkrahin Serbinë në luftën kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës”. SHBA-të po sillen me ne jo si partnerë, por siç sillet baba me të birin : edhe kur i biri lazdrohet dhe bëhet bukëpërmbyst, baba vazhdon të kujdeset për sigurinë e tij. Veç një gjë duhet ta kemi të qartë : edhe kujdesi atëror i ka kufijtë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat