Gani Geci: Ja kush është fajtor nëse nuk bëhet koalicioni LDK-LVV, nuk është Albini e as Vjosa

Aktuale

Gani Geci: Ja kush është fajtor nëse nuk bëhet koalicioni LDK-LVV, nuk është Albini e as Vjosa

Nga: N.Sh Më: 30 gusht 2019 Në ora: 15:36
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, thotë se nëse nuk bëhet koalicioni LDK-LVV, atëherë fajtor kryesor janë bashkëpunëtorët e ngushtë të Albin Kurtit në Lëvizjen Vetëvendosje, por jo vet z. Kurti.

Sipas Gecit, fajtore nuk është as LDK-ja nëse nuk bëhet një koalicion i tillë.

Geci kërkon që të bëhet ky koalicion dhe mos të vajtohet pastaj pas zgjedhjeve.

Ja postimi i plotë:

Nëse nuk ndodhë koalicion LDK -VV ,le ta din të gjithë se nuk është fajtore LDK e as Albin Kurti, por fajtor për këtë janë bashkëpunëtorët e ngushtë të Albin Kurtit në Lëvizjen Vetëvendosje, të cilët e penguan këte koalicion dhe njëherit tërthorazi po e ndihëmojn PDK-n ti zgjatet jeta në pusht ,me vetdije apo pa vetë dije po i i mundesojm PDK -es riardhie ne Pushtet.

Mos të vajtoj askush pasë zgjedhje sepse rezultati i determinon kualicionet pas zgjedhore !

Thirrje për Levizjez VV mbeshteteni liderin e jua për nji fitore te sigurt te Kualicionit LDK -VV kemi kohē edhe 8 ore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat