Gani Geci befason me kërkesën për Albin Kurtin dhe Isa Mustafën: Më lëni ta përfaqësojë LDK-në dhe VV-në me numër 120

Aktuale

Gani Geci befason me kërkesën për Albin Kurtin dhe Isa Mustafën: Më lëni ta përfaqësojë LDK-në dhe VV-në me numër 120

Nga: N.H Më: 30 gusht 2019 Në ora: 16:54
Gani Geci

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë një koment ofertës së Albin Kurtit drejtuar liderit të LDK-së Isa Mustafa.

Ai në shkrimi e tij, këtë ofertë të Kurtit e quan, “sa për të thënë që unë ju luta, ju nuk deshtët”.

Ndërsa në fund të postimit, Geci kërkon nga dy liderët e partive që ta lejojnë me marrëveshje që të jetë numër 120 në listën për deputet, në mënyrë që t’i përfaqësojë dy paritë.

Ja shkrimi i tij:

LEMNI MU NR.120 VETEM TA PERFAQSOJ KUALICIONIN 

Zoti Kurti i juve me këtë po kërkoni ta përfaqsoni LDKnë si përfaqësues të kualicionit ???nuk shkon kjo nuk ështe ferë 
Jeni ju dy kryetarët e dy partive qe keni bisedua deri tash dhe kjo nuk mund të shkoj ndryshe vazhdoni bisedat dergone Kualicionin para ores 24 se te tjeret do te bahen bashk pa kso probleme keshtu nuk hecë nuk mud ta perfaqsoni ju LDKnë as LDK nuk mund të ju përfaqësoj VV .

Kjo që e keni shkruar është sa per të thënë që une ju luta ju nuk deshtët!

Juve dhe fansat e juaj me vite e vite e shani LDKnë pse e ka zbatuar një marrëveshje politike me PDK-në te shkruar ne leter.

Ndërsa po harroni që gjysma e deputetve që u larguan nga VV me parë ishin në PDK, ose parti tjera për disa është deklaruar se kanë qenë edhe SHIK.

Gjithashtu tani gjysmen e kryesisë e keni me ish anëtarë të kryesisë së PDKsë edhe të tjerë që PDK i ka pas vendosur neper poste politike ne Kosovë

Sido që të jetë neve nuk po na pengon një gjë e tillē që ju keni njerëz të PDK-së brenda edhe pse nuk ju dihet ende misioni sepse disa ikën nga partija juaj,dhe kur do ikun këta të tjerët mbetet të shihet .

Pasi kanë ikur nga PDK mos prit se nuk do të ikun edhe nga ti.

Prandaj mos i dëgjo PDK-në që e ki në kryesi të VV -së por vepro vetë se ata janë në rreshtë pas teje në VV e jo ti pas tyre.

Lemni mua numer 120 vetem me marrveshje ta përfaqësoj VV dhe LDK -en 
ahahhahhahaha.

Me respekt GG

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat