Osmani i përgjigjet Kurtit

Aktuale

Osmani i përgjigjet Kurtit

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 17:18
Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani

(E plotësuar) - Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas takimit të kryesisë së këtij subjekti, ka thënë se ata LDK edhe sot duan t’i bëjnë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, për bashkëpunim të sinqertë e jo bashkëpunim në garë.

Osmani tha se nuk mund ta shpiem garën në mes saj dhe Albin Kurtit apo në mes aktivistëve të LDK-së me ata të VV-së.

Osmani: Nuk duam garë me VV-në brenda koalicionit

"Ne si LDK kemi vlerësuar edhe një herë gjithë punën, gjithë angazhimin në mirëbesim që e kemi bërë për bashkëpunim dhe arritje të një koalicioni me LVV-në. Duam serish edhe sot që t'i bëjmë ofertë atyre për bashkëpunim të sinqertë, t'u bëjmë atyre ofertë për bashkëpunim në mirëbesim e jo bashkëpunim në garë. Ajo çka është propozuar sot nga LVV e shpien garën ndërmjet nesh, kurse ne jemi në garë me PAN-in. Pra, i ftojmë për një bashkëpunim te sinqertë dhe i ftojmë që edhe një herë ta rimendojnë këtë ofertë tonë deri sonte kur edhe përmbyllet afati për lidhjen e koalicioneve, sepse siç e thash raportet tona duhet patjetër  të ndërtohen duke i besuar njëri tjetrit e jo duke e luftuar njëri tjetrin. Ne nuk mund ta shpiem garën në mes meje dhe Albinit apo në mes të aktivistëve tanë dhe aktivistëve të VV-së, në mes të simpatizantëve tanë dhe të atyre. Kemi tejkaluar gjithçka deri tani, kemi tejka luar ndryshimet programore, kemi tejkaluar ndryshimet ideologjike, kemi tejkaluar edhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me pozicione qoftë në listë, qoftë në ministri, prandaj i ftoj ata që të rimendojnë këtë qasje dhe qasjen ta ndryshojnë nga ajo për garë ndërmjet njëri tjetrit në një qasje në mirëbesim mes njëri tjetrit dhe të pranojnë ofertën tonë në mënyrë që me datën 6 tetor të dalim fitues dhe të dal fituese e gjithë Republika”, tha ajo.

E pyetur se a do ta pranojnë një koalicion me VV-në ku ajo nuk është kandidate për kryeministre, Osmani tha se përgjigjen e kanë dhënë me kohë se do të jenë në koalicion vetëm me të si kandidate për kryeministre.

Osmani: Ne shpresojmë që LVV do ta rimendojë qasjen e vet

"Përgjigjen e kemi dhënë të qartë, ne shpresojmë që LVV do ta rimendojë qasjen e vet dhe ta pranojë ofertën tonë që të jemi në koalicion të përbashkët me kandidate të LDK , sepse një listë siç u tha sot që është pa krye është edhe pa orientim. Qytetarët e Kosovës duhet ta dinë se për çka po votojnë dhe një gjë e tillë është e mundur vetëm nëse lista e përbashkët ka kandidat të qartë për kryeministër. Çdo qasje tjetër e shndërron tërë garën në këtë proces zgjedhor në garë të brendshme dhe siç e thash lufta jonë, gara është me partitë që e kanë kapur shtetin dhe ne nuk duhet këtyre partive që e kanë kapur shtetin tua mundësojmë një situatë ku krijojmë luftë apo garë mes aktivistëve tanë. Përkundrazi kërkojmë bashkëpunim të sinqertë, ne kërkojmë që të kemi bashkëpunim që të kemi bashkëpunim në mirëbesim dhe jo të bëjmë  luftë me njëri tjetrin dhe kjo është e qartë që në një situatë të tillë jemi të gatshëm të tejkalojmë dallimet por të vazhdojmë me propozimin tonë që të kemi kandidaten për kryeministre nga radhët e LDK-së", tha ajo.

E pyetur për mundësinë që partitë tjera të lidhin koalicione në minutat e fundit ajo tha se ato e kanë humbur besimin e qytetarëve.

Osmani: Pavarësisht se çka bëjnë partitë e tjera ne serish do të fitojmë

"Pavarësisht se çka bëjnë partitë e tjera ne serish do të fitojmë. Ata nuk e kanë besimin e qytetarëve qoftë të ndarë, qoftë të bashkuar, qytetarët janë bindur pas 20 vitesh që ata ti qojnë në opozitë dhe atë për kohë te gjatë", tha Osmani.

***

Kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, pas një takimi me krerët e partisë, ka thënë që LDK’ja qëndron prapa asaj që koalicioni me VV’në duhet të lidhet me një marrëveshje që LDK’ja do të ketë kandidatin për kryeministër.

Osmani ka thënë se oferta e Kurtit do ta zhvendoste garën brenda LDK’së dhe VV’së dhe në mes të votueseve të dy partive.

Sipas saj, dy partitë që deri dje ishin në opozitë luftën e kanë me PDK-AAK-në dhe NISMA-në dhe jo në mes vete.

Fjala e Vjosa Osmanit:

Përsëri faleminderit për durimin. Ne si LDK kemi vlerësuar të gjithë angazhimin për arritjen e një koalicioni me VV’në. Duam sërish që t’iu bëjmë atyre ofertë për bashkëpunim të sinqertë. Bashkëpunim në mirëbesim, e jo bashkëpunim në garë.

Ajo që ka propozuar LVV e shpien garën në mes nesh, ndërsa ne garën e kemi me PAN-in.

I presim sonte deri në mbyllje të afatit.

Ne nuk mund ta shpiejm garën në mes të votueseve të VV’së dhe LDK’së, dhe në mes meje dhe Albinit.

Kemi tejkaluar deri tani gjithçka. Prandaj i ftoj ata që të rimendojnë këtë casje, dhe ta ndryshojnë nga ajo për garë ndaj njëri tjetrit, në një casje për mirëbesim.

Ta pranojnë ofertën tonë, që të dalim fitues dhe të fitojë e gjithë Republika e Kosovës.

Përgjigjen e kemi thënë qartë, dhe shpresojmë të pranojë ofertën tonë me kandidate të LDK’së.

Sepse një listë pa krye është pa orientim. Qytetarët duhet ta dijnë se për kë votojnë. Cdo casje tejtër e shndërron tërë garën në garë të brendshme. Ne garën e kemi me partinë që e kanë kap shtetin.

Nuk duhet t’ua mundësojmë atyre që të krijojmë një luftë mes aktivistëve tonë.

Ne nuk duhet të bëjmë luftë për njeri tjetrin.

Pavarësisht se çfarë bëjnë partitë tjera, ne do të fitojmë.

Qytetarët janë bindur që t’i qojnë ata në opozitë.

***

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas shumë takimesh të pa frytshme me Isa Mustafën për koalicion parazgjedhor, ka vendosur që të dalë hapur me ofertën e tij për LDK’në.

Kurti i ka bërë ofertë partisë së Mustafës që të shkojnë në zgjedhjet e parakohshme me një listë të përbashkët zgjedhore në të cilën Vjosa Osmani do t’i printe listës, ndërkohë numri dy do t’i takojë LVV’së. Ndërsa kandidati që do të merrte më shumë vota, do të merrte më pas kryeministrin.

Kjo ofertë ka bërë që Isa Mustafa të thërret në një takim Lutfi Hazirin si përgjegjës për çështjet që kanë të bjënë me zgjedhjet dhe kandidaten e partisë së tij për kryeminsitre, Vjosa Osmanin.

Takimi ka nisur para pak minutash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat