Gashi: Letra e Albin Kurtit për LDK-në, potez mjeshtëror politik

Aktuale

Gashi: Letra e Albin Kurtit për LDK-në, potez mjeshtëror politik

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 18:56
Astrit Gashi

Analisti Astrit Gashi ka komentuar zhvillimet e fundit mes LDK-së dhe VV-së.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Gashi ka hedhur dyshime mbi sinqeritetin e ofertës e ofertës së VV-së ndaj LDK-së, ku sipas tyre kandidati me më shumë vota do merrte postin e kryeministri.

Por, sipas Gashit ky është një potez mjeshtëror nga ana e Albin Kurtit, e madje sipas tij me këtë veprim të tij faji publik mbetet tek LDK për mos arritje të marreveshjes në rast se ajo refuzon ofertën e Albin Kurtit.

Ja shkrimi

Letra e Albin Kurtit drejtuar LDK, me propozimin per arritjen e koalicionit, eshte potez mjeshteror politik.
Bartja e negociatave nga tereni i mbyllur ne ate publik i mundeson Albin Kurtit:
1. Te merr te gjitha meritat publike duke treguar perkushtimin per nje kompromis ne favor te krijimit te koalicioneve- ne kohen kur palet kane qene te kurthuara mes veti pikerisht per ndarjen e posteve dhe
2. Te mbetet i tere faji publik tek LDK per mos arritje te marreveshjes ne rast se ajo refuzon oferten e Albin Kurtit. Te mos harrojme qe keto dy parti ka tashme gati 1 vit qe kane ndezur pritjet e elektoratit te tyre per arritjen e koalicionit, dhe nese kjo nuk arrihet ai do te ndihet i zhgenjyer. Albin Kurti me kete leter publike eshte siguruar, qe zhgenjimi me i madh te orientohet drejt LDK.

Dikujt tere kjo mund ti duket e drejte, e dikujt jo- por gara zgjedhore eshte pikerisht edhe e tille.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat