E habitshme çfarë kishte thënë Glauk Konjufca ditë më parë për propozimin e sotëm të Kurtit: Ja si e quante (Pamjet)

Aktuale

E habitshme çfarë kishte thënë Glauk Konjufca ditë më parë për propozimin e sotëm të Kurtit: Ja si e quante (Pamjet)

Nga: N.H Më: 30 gusht 2019 Në ora: 19:39
Glauk Konjufca dhe Albin Kurti

Në një postim në Facebook , kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka propozuar që të dalin bashkë në zgjedhje, kurse kryeministrin le ta vendosë vota. Ai i ka ofruar Vjosës që t’i prijë listës.

“Me këtë rast ne shprehim gatishmëri për një koncesion të madh: në listën zgjedhore nr.1 të jetë znj.Vjosa Osmani, kurse nr.2 kandidati ynë të cilin e vendos Këshilli ynë i Përgjithshëm (e të cilin për hir të korrektësisë ndaj bisedimeve tona ne ende nuk e kemi mbajtur). Numri 1 në listën garuese është bartës liste kurse numri 2 është përfaqësues i koalicionit”, thuhet mes të tjerave në ofertën e Kurtit.

Por, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ditë më parë një ofertë të tillë si kjo e Kurtit, e kishte quajtur të rrezikshme dhe të dëmshme për të dy partitë.

“Ne duhet me evitu çfarëdo rregullimi. Kjo është shumë keq. Kjo definitivisht shkakton konkurrent negative. Atëherë ne bëjmë garë elektorale brenda”, deklaronte Konjufca.

Ja deklarimi i nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Ndërsa, të dëmshme këtë propozim të Kurtit e quajti edhe kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas takimit të kryesisë së këtij subjekti.

Sipas Osmanit, ata duan të bëjnë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, për bashkëpunim të sinqertë e jo bashkëpunim në garë.

Osmani tha se nuk mund ta shpiem garën në mes saj dhe Albin Kurtit apo në mes aktivistëve të LDK-së me ata të VV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat