Zyrtari i lartë i LDK-së vjen me një deklaratë të papritur për koalicionin me VV-në

Aktuale

Zyrtari i lartë i LDK-së vjen me një deklaratë të papritur për koalicionin me VV-në

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 22:12
Foto ilustrim

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka deklaruar se partia që ai përfaqëson është ende në pritje të përgjigjes së Vetëvendosjes ndaj ofertës së LDK-së për koalicion parazgjedhor.

Shala, i ftuar në T7, ka thënë se LDK “vazhdon ta pres” deri në minutat e fundit përgjigjen e Vetëvendosjes për formimin e një koalicioni të mundshëm.

“Ne vazhdojmë ta presim Lëvizjen Vetëvendosje, nëse pranon ofertën do të hyjmë bashkë; nëse jo, vazhdojmë vetëm”, ka thënë Shala.

Mundësia për paraqitjen e koalicioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përfundon sot në orën 00:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat