Ish-deputeti i Kosovës, Gani Dreshaj nga AAK-ja ka shkuar në Gjermani për të vizituar djalin e tij.
Dreshaj, përmes një postim in Facebook, pohon se, djali i tij i ka thënë të gjejë disa ditë për ta vizituar atë sepse ndjente mall.
E Dreshaj pohon se i ka lënë punët, politikën, koalicionet e fushatën për të shkuar në Gjermani.
Ja postimi i plotë:
Djali im, Rioni më tha që t’i gjej ku janë e ku s’janë 4-5 ditë për të në Gjermani sepse ndjente mall.
E lash Kosovën, punët, politikën, koalicionet, “fushatën” dhe të gjitha që të jem pranë tij.
Ndërsa, kafen e mëngjesit po e pij me motrën time që e kam për zemër.
Shihemi së shpejti me “Battery full” në Kosovë.
G.D