Mësoni aderimin me të ri në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës

Aktuale

Mësoni aderimin me të ri në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 16:23
Malush Mjaku

Doktori i shkencave teknike, Malush Mjaku, ka aderuar në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Pata kënaqësinë që ta takoj Profesorin Malush Mjaku, i cili prej sot ka vendosur që rrugëtimin e tij politik ta bëjë bashkë me AAK-në! Është nder e mirënjohje për ne, që projektit tonë politik po i bashkohen intelektualë e specialistë të fushave, siç është edhe profesor Mjaku”.

“Malush Mjaku, është doktor i shkencave teknike, i cili në karrierën e tij akademike ka kryer detyra me rëndësi, me kontribut të jashtëzakonshëm në arsimin universitar, ku është edhe tani! Për më tepër një prind i shkëlqyer, i cili ka arritur që edhe tek katër fëmijët e tij, ta mbjell dijen si vlerë e si standard”.

Ja shkrimi:

Pata kënaqësinë që ta takoj Prof Malush Mjakun, i cili prej sot ka vendosur që rrugëtimin e tij politik ta bëjë bashkë me AAK-në! Është nder e mirënjohje për ne, që projektit tonë politik po i bashkohen intelektualë e specialistë të fushave, siç është edhe profesor Mjaku!

Prof Dr Malush Mjaku, është doktor i shkencave teknike, i cili në karrierën e tij akademike ka kryer detyra me rëndësi, me kontribut të jashtëzakonshëm në arsimin universitar, ku është edhe tani! Për më tepër një prind i shkëlqyer, i cili ka arritur që edhe tek katër fëmijët e tij, ta mbjell dijen si vlerë e si standard!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat