Ramush Haradinaj ka një ftesë për shqiptarët në SHBA

Aktuale

Ramush Haradinaj ka një ftesë për shqiptarët në SHBA

Nga: N.Sh Më: 31 gusht 2019 Në ora: 16:44
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje shqiptarëve në SHBA që të bashkëngjiten siç ka thënë ai në fitoren e radhës që thirret fitore e sovranitetit dhe guximit.

“Me mirënjohjen e thellë për komunitetin shqiptar në SHBA, kontributin e parezervë në çdo etapë të shtetkrijimit e shtetbërjes së Kosovës, ju ftoj të na bashkangjiteni në fitoren e radhës që thirret si fitore e sovranitetit e guximit për t’u bashkuar rreth kauzës sonë të përbashkët, Kosova 100%”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Ai thotë se, rrugëtimin nuk e kishin të lehtrë, por e kishin të sigurt.

“Përkrahja juaj morale e fizike është boshti dhe obligimi ynë, që të përkushtohemi për një atdhe 100% brenda kufijve tonë.

Koha t’ua kthejmë qytetarëve tonë mundësinë për një jetë të dinjitetshme pa pikëpyetje të shtetësisë e me hapin drejt zhvillimit tonë të brendshëm ekonomik e shoqëror”, ka përfunduar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat