Zbulohet “gënjeshtra” e madhe e Kadri Veselit: Tha se ka studiuar në Zvicër, por e vërteta është ndryshe

Aktuale

Zbulohet “gënjeshtra” e madhe e Kadri Veselit: Tha se ka studiuar në Zvicër, por e vërteta është ndryshe

Nga: N.H Më: 31 gusht 2019 Në ora: 18:30
Kadri Veseli

Veprimtari dhe ish-anëtari i Kryesisë së Partisë Parlamentare, Sali Rexhaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se rrenat e Kadri Veselit, që është kryetar i PDK-së dhe kandidat për kryeministër, nuk po kanë kripë.

Ky reagim i Rexhajt, vije pas disa deklaratave të Veselit dhënë në një intervistë.

Veprimtari i njohur zbulon se Veseli nuk ka studiuar në Zvicër, mirëpo, sipas tij, ai në këtë shtet vetëm kishte përfunduar një kurs të gjuhës.

Ja shkrimi i tij:

Rrenet e Kadri Veselit N’KONAK nuk kan kryp.

Po thot se ka studjuar ne universitet te Friburgut ne Zvicer, po atje e ka vijuar vetem nje kurs. Po thot se nga viti 1994 kur iku ne Zvicer bashk me Hashimin, ne çdo tre muaj kane ardhe bashk ne Kosove.

Po si eshte e mundur te vine Kadriu e Hashimi 20 here ne Kosove e kurre te mos e takojne Adem Jasharin, komandantin. 

Rrej Kadri rreje, po rreje neper toke e jo neper hava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat