Vjosa Osmani me këto pamje po “tmerron” kundërkandidatët

Aktuale

Vjosa Osmani me këto pamje po “tmerron” kundërkandidatët

Nga: N.H Më: 31 gusht 2019 Në ora: 18:59
Vjosa Osmani

Lidhja Demokratike e Kosovës, vendosi ditë më parë që Vjosa Osmani të jetë kandidate të kësaj partie për kryeministre, duke u shënuar edhe rastin e parë që në Kosovë që një grua kandidohet për këtë post.

Osmani së fundi ka fillur të mbajë takime me qytetarë. Një të tillë ajo e ka mbajtur sot në Mitrovicë.

Por, çka bije në sy është prania e një numri të madh të qytetarëve, të cilët haptazi po e përkrahin Osmanin si kandidate për kryeministre të Kosovës nga radhët e LDK-së.

Ndërsa, një interesim nga qytetarët për kunderkadidatët e Vjosa Osmanit nuk është i tillë. Disa prej tyre edhe me tej as që kanë filluar të kenë takime si këto të Osmanit.

Ajo nga Mitrovica, ka thënë para qytetarëve se ky shtet nuk është i asnjë politikani, i asnjë partie politike, as i Vjosa Osmanit, as i LDK-së, por i qytetarëve.

“Prandaj, i kam hyrë kësaj rruge me nderin e madh, me besimin e plotë, që si Kryeministre e Juaja, por, edhe në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ta kemi një detyrë kryesore: që shtetin e kapur nga partitë e pushtetit, t’ua kthejmë juve, përfundimisht. Dhe, mbajeni në mend: Nuk ka asgjë në botë, veç vdekjes, që na e ndalë këtë rrugëtim”.

“Edhe miqtë tanë duan që Kosova të drejtohet nga politikanë të ndershëm, kredibil dhe të cilët Kosovën tonë e duan po aq sa secili qytetar i këtij vendi. Nuk e duan për veten e tyre, por për të mirën e juaj. Dhe, ju e dini që kjo është e mundshme, vetëm nëse e bëjmë ndryshimin e madh”.

“Ndryshim të cilin e bëjmë bashkë. Unë kam bindjen dhe besimin e plotë se kësaj radhe ju do të dini si do t’i jepni drejtim të ardhmes së fëmijëve tuaj. Kujt do t’ia besoni ndërtimin e kësaj të ardhmeje. Unë kam besim të plotë në ju dhe e di që ju keni besimin e plotë në mua”, deklaroi Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat