Vetëvendosje i jep të drejtë çdo anëtari të saj të kandidojë për deputet

Aktuale

Vetëvendosje i jep të drejtë çdo anëtari të saj të kandidojë për deputet

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 21:17

Subjekti i udhëhequr nga Albin Kurti i jep mundësi secilit anëtar partie për t’u kandiduar për deputet.

Është vet statuti i Vetëvendosjes ai që e mundëson një gjë të tillë.

Nëse një anëtar i Vetëvendosjes nuk e fut në listën e të privilegjuarve, ai duhet ta shpallë vet kandidaturën.

E që të arrihet deri të propozimi për të kandiduar për deputetë, janë disa procedura.

“Secili anëtar i Vetëvendosjes duhet të mbledhë 1/5 e nënshkrimeve të anëtarëve të këshillit të qendrës në komunën e tij, e pastaj të bëhet kandidat i brendshëm i cili votohet në një mbledhje zgjedhore të këshillit të qendrës në secilën komunë”, thuhet në rregulloren e VV’së.

Por jo të gjithë emrat për kandidatë do të vendosen nga VV.

1/4 e emrave të listës së Vetëvendosjes si kandidat për deputet, e vendos kreu i partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat