“40 faturat e dështimit 20 vjeçar të qeverisjes pa krye e pa dije”

Aktuale

“40 faturat e dështimit 20 vjeçar të qeverisjes pa krye e pa dije”

Nga: A.SH Më: 1 shtator 2019 Në ora: 07:49
Haki Abazi

Haki Abazi së fundmi i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar arsyet pse duhet çkapur shtetin, me LVV në qeverisje dhe Albin Kurtin kryeministër.

Tutje ka shkruar se, është koha me ju faturu atyre që kanë ngrënë e kanë pirë, jane dehur me paratë e buxhetit tonë për të mos e parë ferrin që e kanë krijuar. Qe 20 vite e kanë grryer themelin e shtetit e kanë ndërtuar burgun kolektiv.

Postimi i plotë:

40 arsyet pse duhet çkapur shtetin, me LVV në qeverisje, Albin Kurtin kryeministër dhe me qeveri me duar të pastërta!

Rezultatet e kapjes:

1. Nuk ka liberalizim të vizave-ka izolim e radhë para ambasadave.
2. Nuk ka punësim të rinjëve- ka largim
3. Nuk ka njohje të reja- ka tërheqje të njohjeve
4. Nuk ka rishikim të demarkacionit- ka humbje të tokës
5. Nuk ka respekt për mësuesin- ka respekt për hajnin
6. Nuk ka prokuror të pavarur- Blakaj i kërcnuar duhet te shkojë
7. Nuk ka barna esenciale në spital- ka ministra milionerë
8. Nuk ka drejtësi për dhunën ndaj grave- ka gra të vrara
9. Nuk ka mësim e studime cilësore- ka diploma pa fund
10. Nuk ka standard- ka mbyllje të universiteteve rajonale
11. Nuk ka ushtri të vërtetë e të pajisur- ka mburrje koti
12. Nuk ka pastërti në hapësirat publike- ka bërrlog gjer në fyt
13. Nuk ka urbanizëm- ka ndertime vend e pavend
14. Nuk ka violinë ne shkolla- ka raki, verë e mish për politikanet
15. Nuk ka sigurime shëndetsore ka shumë njerëz të sëmure
16. Nuk ka siguri për punësim- kushtëzim për anëtaresim në parti
17. Nuk ka siguri për banim- ka kushtëzime
18. Nuk ka Interpol-ka të arrestuar shqiptar në Maqedoni e Serbi
19. Nuk ka UNESCO- ka artifakte te Kosovës në Serbi
20. Nuk ka ajër të pastërt- ka djegje të qymyrit
21. Nuk ka ujë të majftueshëm- ka prishje e prerje të pyjeve
22. Nuk ka pensione- ka fatura të larta për pagesë
23. Nuk ka gëzim për të moshuarit- ka lot
24. Nuk ka sigurime- ka polic të rrezikuar me jetë ne cdo hap
25. Nuk ka sigurime- ka njerez që vdesin ne vendin e punes e në trafik.
26. Nuk ka drejtesi- ka krim e korrupcion
27. Nuk diplomaci- ka prishje te mardhënieve me miqet
28. Nuk ka integrim-ka largim nga strategjia për zgjerim e BE
29. Nuk ka eksport- ka import me 85%
30. Nuk ka liri te lëvizjes- ka taxe rruge me Shqiperinë
31. Nuk ka përkrahje për ndërmarrjet e vogla- ka asfalt
32. Nuk ka hapësira të gjelbera- ka parkingje, gropa e asfalt
33. Nuk ka bashkim të Mitrovicës- ka pranim ndarje të vendit.
34. Nuk ka para për art- ka artista në parti
35. Nuk ka përkrahje për kulture- ka tallava
36. Nuk ka zhvillim-ka borde me familjar
37. Nuk ka fabrika- ka sallone dasmash
38. Nuk ka barazi- ka diskriminim, ka përdhosje
39. Nuk ka përgjegjësi për fjalën publike- ka fyerje kërcnim
40. Nuk ka shtet ka pushtet.

40 faturat e dështimit 20 vjeçar të qeverisjes pa krye e pa dije- asnjë votë për dështuesit e shtetit.

Është koha me ju faturu atyre që kanë ngrënë e kane pire, jane dehur me parate e buxhetit tone për të mos e parë ferrin që e kanë krijuar. Qe 20 vite e kanë grryer themelin e shtetit e kanë ndërtuar burgun kolektiv.

Me 6 Tetor paqësisht me shumë kulturë e qytetari , keto fatura milionshe jua fusim ne xhepin e tyre qe ata tash e tutje të paguajn dhe jo ne qytetarët.

Me 6 tetor e bëjmë revolucionin, referendumin, festën, me votë, në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat