Ekskluzive: Këta janë disa nga emrat surprizë që do të garojnë për deputetë nga Vetëvendosja

Aktuale

Ekskluzive: Këta janë disa nga emrat surprizë që do të garojnë për deputetë nga Vetëvendosja

Nga: D.RR Më: 1 shtator 2019 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Pesë javë nga kjo ditë, qytetarët e Kosovës mund të zgjedhin se cilët politikanë do të mund të udhëheqin shtetin e tyre.

Si partitë më të mëdha dhe më favorite në këto zgjedhje, po shihen LDK-ja me Vjosa Osmanin dhe Vetëvendosja me Albin Kurtin.

Gazeta “Bota sot” nga burime të saj ka mësuar disa nga emrat që do të jenë në garë për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes. Përveç që shumica do të jenë të legjislaturës së kaluar, në listë do të ketë edhe emra të rinj, kryesisht nga aderimet e reja.

Në listën më poshtë janë disa emra të rinjë, por janë edhe ata që kanë qenë në legjislaturën e posa dorëhequr.

1. Sabri Kiçmari
2. Haki Abazi
3. Gazmend Islami
4. Valon Ramadani
5. Agim Bahtiri
6. Hekuran Murati
7. Fitore Pacolli
8. Arben Vita

Ndërsa dihet se Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu do të jenë në garë, si tri shtyllat kryesore të VV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat