Quni zbulon bisedën me Hazirin ditën kur po caktohej kandidatura për kryeministër

Aktuale

Quni zbulon bisedën me Hazirin ditën kur po caktohej kandidatura për kryeministër

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 17:43
LDK

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Anton Quni, ka zbuluar detaje interesante nga mbledhja e fundit në parti kur është caktuar mandatari për kryeministër.

Quni ka treguar për garën që po zhvillohej mes Vjosa Osmanit dhe Lutfi Hazirit, dhe për fjalët që i ka thënë këtij të fundit në mbledhje.

Kryetari i Degës së LDK’së në Prizren ka thënë se i ka kërkuar Lutfi Hazirit që të bëhen bashkë si vëllezër siç e do tradita shqiptare dhe të ndihmojnë motrën (Vjosa Osmani).

“Kanë qenë dy kandidatura. Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani. Në situatë kur edhe motra edhe vllau ta kërkon besimin dhe ndihmën, atëherë tek ne shqiptarët, dy vëllezërit bëhen bashkë dhe i ndihmojnë motrës. Të gjithë ne këtu vëllezër e motra jemi këtu që të mbështesim ty”, ka thënë Quni.

Ndër të tjera Quni i ka dërguar mesazh edhe kryetarit të partisë, duke i thënë se do të fitojnë në zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat