Vjosa Osmani: Fetah Rudin e kemi dëshmi se si na qëllonin pas shpine për të na vrarë!

Aktuale

Vjosa Osmani: Fetah Rudin e kemi dëshmi se si na qëllonin pas shpine për të na vrarë!

Nga: B.S Më: 1 shtator 2019 Në ora: 19:01
Fetah Rudi dhe Vjosa Osmani

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, sot ka qëndruar në Prizren, pas visitave që ia ka bërë dje Mitrovicës, Fushë Kosovës etj.

Quni e ka lartësuar Vjosa Osmanin, duke treguar edhe se si i dha mbështetje Vjosës në garën me Lutfi Hazirin për kandidate për kryeministre nga LDK-ja. Ai tha se në fund të garës i kishte kërkuar Hazirit, që si dy vëllezër ta mbështesin Vjosën si motër, një zgjidhje sipas traditës shqiptare. Quni tha se Vjosa, personaliteti i saj do të përjetësohet edhe në art, si në skulptura, romane etj., ndërsa ia dhuroi hyjneshën në fron në emër të LDK-së degës në Prizren. Quni tha se LDK do të fitojë me ushtrinë e Ibrahim Rugovës.

Quni duke e rikujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova tha se ai ka qenë “engjëlli mbrojtës i Kosovës”. Po ashtu Quni tha se toleranca fetare ndërshqiptare i bën xheloz edhe Lindjen edhe Perëndimin.

Bashkë me të në Prizren janë edhe ish-deputetët e LDK’së, Anton Quni, Haxhi Avdyli, Driton Selmanaj, Doruntina Maloku, Lumir Abdixhiku etj.

Vjosa Osmani i ka dhënë dhe më shumë ritëm fushatës duke ia kujtuar shqiptarëve se si mbështetësit e Rugovës ndiqeshin dhe vriteshin pas shpine, ndërsa e përmendi Fetah Rudin, i cili i ka mbijtuar atentatit pas luftës, por nga atëherë ka mbetur invalid. 

“Fetah Rudi është simboli i rezistencës sonë, kur ata na gjuanin me plumba pas shpinës. E na gjuanin pas shpinës për arsye sepse nuk kanë guxim, pikërisht sepse janë të fshehtë”, ka deklaruar Osmani, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat