Haradinaj sulmon ashpër Veselin: Kush me luftu...

Aktuale

Haradinaj sulmon ashpër Veselin: Kush me luftu...

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 20:38
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka lëshuar akuza ndaj kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.

Haradinaj akuzat ndaj personit me të cilin ishte në koalicion në ekzekutivin e kaluar, i ka bërë në një tubim të partisë së tij me qytetarët e Klinës.

“Po thonë kemi me e luftu korrupsionin. Shumë mirë! Si do ta luftojnë këta korrupsionin? Këta frikësohen me i thënë dikujt se çfarë besojnë! I kam parë, besoni, frikësoheshin që t’i thonë aletëve, jo armiqve për atë se çka besojnë e çka nuk besojnë”, ka thënë Haradinaj.

“Veç servilizëm! Servili nuk lufton asgjë! Servili aty të lë”, ka shtuar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat