Thaçi edhe këtë të diele e kalon në bjeshkë

Aktuale

Thaçi edhe këtë të diele e kalon në bjeshkë

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 20:42
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ditën e sotme e ka kaluar duke shëtitur bjeshkët e Kosovës. Thaçi në një postim në Facebook ka treguar se më disa nga bashkëluftëtarë e ka kaluar pasditen te stanet e familjes Demaj në Bjeshkët e Istogut.

“Ishte kënaqësi e veçantë për mua dhe bashkëluftëtarët e mi të kalojmë një pasdite të bukur te stanet e familjes Demaj në Bjeshkët e Istogut – Cerovodës dhe të ecim përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, drejtimi i Tutinit. Kosova është e pasur me bukuri të shumta natyrore. HTH”, ka shkruar Thaçi derisa ka publikuar edhe disa foto.

Në ecjen në bjeshkë bashkë me Thaçin kanë qenë edhe Hajradin Kuçi, Sami Lushtaku dhe disa persona të tjerë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat