Haradinaj dënon ashpër therjen e të riut serb në Urën e Ibrit

Aktuale

Haradinaj dënon ashpër therjen e të riut serb në Urën e Ibrit

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 21:28
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka dënuar ashpër therjen më thikë të një të riu serb sot në Urën e Ibrit.

Ai përmes një statusi në Facebook u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejt të zbardhin rastin dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar.

Ja postimi i tij i plotë:

Dënoj ashpër rastin e përleshjes dhe therjes së një të riu serb në urën e lumit Ibër. U bëj thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejt të zbardhin rastin dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar. Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të saj dhe në vazhdimësi ka qenë shembull i tolerancës dhe diversitetit. Veprimet e tilla janë raste të izoluara dhe asnjëherë nuk do të cenojnë paqen dhe sigurinë në vend!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat