Kurti thotë se me ardhjet e reja Lëvizja po e shton kompetencën dhe fuqinë e saj

Aktuale

Kurti thotë se me ardhjet e reja Lëvizja po e shton kompetencën dhe fuqinë e saj

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 21:54
Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nëpërmes rrjetit social Facebook ka bërë të ditur se subjektit të tij i janë bashkuar edhe dy të rinjë.

Dy të rinjtë janë Mërgim Mestani dhe Flutra Gjini-Mestani. Njëri është doktor i shkencave ushqimore ndërsa tjetra stomatologe dhe zyrtare e financave.

“Me qytetarë dhe profesionistë si Mërgimi e Flutra, Lëvizja po e shton kompetencën dhe fuqinë e saj”, thotë Kurti.

Javët e fundit Lëvizjes Vetëvendosje i janë bashkuar shumë profesionistë të fushave të ndryshme. 

Postimi i plotë

Bashkë me anëtaren e kryesisë së Lëvizjes, Arbërie Nagavcin, ju uruam mirëseardhjen në Lëvizje çiftit Mërgim Mestani dhe Flutra Gjini-Mestani.

Mërgimi është doktor në shkencat mbi ushqimin dhe teknologjinë ushqimore si dhe profesor në Kolegjin UBT. Prej vitesh është mësimdhënës i teknologjisë ushqimore në shkollën e mesme profesionale “Abdyl Frashëri”, trajnues në programe për menaxhimin e fermave dhe hartues kurrikulash shkollore profesionale dhe planesh zhvillimore për këtë fushë. Ndërsa Flutra ka diplomuar në stomatologji e në menaxhim ndërkombëtar dhe punon si menaxhere dhe zyrtare e financave në Treo Electronics. Ajo ka shërbyer ndër vite në kompani shërbimesh dhe sigurimesh të ndryshme.

Me qytetarë dhe profesionistë si Mërgimi e Flutra, Lëvizja po e shton kompetencën dhe fuqinë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat