Gjendje e jashtëzakonshme në Gjakovë, Haradinaj mobilizon policinë dhe ushtrinë

Aktuale

Gjendje e jashtëzakonshme në Gjakovë, Haradinaj mobilizon policinë dhe ushtrinë

Nga: D.RR Më: 2 shtator 2019 Në ora: 13:40
Ramush Haradinaj

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se në Gjakovë kanë shpërthyer zjarre të shumta dhe kjo është shqetësuese.

Ai ka bërë të ditur se janë mobilizuar policia, ushtria dhe zjarrfikësit.

“Shpërthimi i zjarreve në komunën e Gjakovës është shqetësues për shkak të shtrirjes në hapësirë shumë të madhe. Jam në kontakt me Kryetarin e Gjakovës dhe nga afër po e përcjellim gjendjen e krijuar. Janë mobilizuar zjarrfikësit e pesë komunave në rajon, si dhe Policia e Kosovës. Poashtu, është mobilizuar me urgjencë një repart i ushtrisë në zonën e rrezikuar”, shkruan Haradinaj, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat