Vendos KQZ-ja, OSBE do t’i dalë në ndihmë për zgjedhje

Aktuale

Vendos KQZ-ja, OSBE do t’i dalë në ndihmë për zgjedhje

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

KQZ-ja në mbledhjen e sotme ka vendosur për rolin e OSBE-së në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sapo ka mbajtur mbledhjen e rregullt me ç’rast ka vendosur për rolin e OSBE-së në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Me shtatë vota pro, anëtarët e KQZ-së, votuan për këtë pikë të rendit të ditës.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se OSBE-ja do ta ketë të njëjtin rol siç e ka pasur në të kaluarën.

“Edhe në këto zgjedhje do të kemi të njëjtin rol të OSBE-së sikurse në zgjedhjet e kaluara”, u shpreh Daka. Theksojmë se OSBE-ja ka rol këshillues dhe ndihmues në zgjedhjet që mbahen në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat