FSK-ja merr pjesë në kampin ndërkombëtar të nënoficerëve

Aktuale

FSK-ja merr pjesë në kampin ndërkombëtar të nënoficerëve

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 14:38
FSK

Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në kampin veror ndërkombëtar të nënoficerëve në Kroaci.

Pjesëmarrës në këtë kamp, i cili ka nisur në fund të muajit gusht dhe do të zgjasë deri më 6 shtator, janë ushtarakët nga vendet e NATO-s  dhe  nga vendet partnere.  

Qëllimi i kampit është që të përgatitën nënoficerët e lartë me shkathtësi të udhëheqjes dhe  funksioni i tyre në operacione ndërkombëtare. 

Këtë vit FSK-ja po merr pjesë me nënoficerët kapter Xhevat Llumnica dhe kapter Shpresa Gashi. 

Ndërkaq, rreshter-majori i FSK-së, Genc Metaj, mori pjesë në cilësinë e ligjëruesit me temën “Udhëheqja dhe sfidat në udhëheqjen transformuese”. 

Ndryshe, ky është viti i katërt me radhë që FSK-ja merr pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat