Mësimit ia nisin edhe fëmijët e kthyer nga vatrat e luftës

Aktuale

Mësimit ia nisin edhe fëmijët e kthyer nga vatrat e luftës

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 16:38
Ilustrim

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor në shkollat e vendit tonë kanë nisur mësimin edhe fëmijët e moshës shkollore të kthyer nga vatrat e luftës.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) në një sqarim për media thotë se procesi mësimor ka filluar edhe për nxënësit, mosha e të cilëve është më e madhe se mosha e paraparë me Ligjin për arsimin parauniversitar për të qenë nxënës të rregullt.

Këtë mundësi integrimi në procesin mësimor e ka ofruar MASHT në bashkëpunim me DKA-të përmes skemës së mësimit intenziv.

Sipas të dhënave të MPB-së, nga vatrat e luftës janë kthyer 74 fëmijë, prej të cilëve 36 janë nën moshën 0-3 vjeç, ndërsa 29 të tjerë, 5 në parashkollorë dhe 24 në shkolla, sot kanë filluar procesin mësimor, ndërkohë që pritet të integrohen edhe 9 fëmijë në kopshte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat