Dardan Molliqaj kërkon mbështetjen e mërgimtarëve për PSD-në

Aktuale

Dardan Molliqaj kërkon mbështetjen e mërgimtarëve për PSD-në

Nga: V.R Më: 2 shtator 2019 Në ora: 17:07
Dardan Molliqaj

Zyrtari i PSD-së, Dardan Molliqaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, i është drejtuar mërgimtarëve duke iu kërkuar që të plotësojnë formularët që do të t’ju mundësojnë të votojnë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Kosovës i duhet një qeveri që e ka dijen dhe guximin për t’i udhëhequr negociatat me Serbinë, që nuk e diskuton territorin e vendit e as Zajednicën.

Postimi plotë:

Të dashur mërgimtarë,

Duke e vlerësuar lart ndihmën tuaj të vazhdueshme për Kosovën, ju ftoj që edhe kësaj here ta thuani fjalën tuaj duke votuar me postë në zgjedhjet e ardhshme.

Kosovës i duhet një Qeveri e re që e ka dijen dhe guximin për t'i udhëhequr negociatat me Serbinë, që nuk e diskuton territorin e vendit e as Zajednicën, dhe krahas kësaj, një Qeveri e cila do të angazhohet me hapa konkret për përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit. Koalicioni i fitores AAK-PSD është garanca më e mirë për t'i arritur këto qëllime.

Prandaj, ju lus që të regjistroheni në KQZ, më së largu deri më 10 shtator, në mënyrë që të mund të votoni në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen me datën 6 tetor 2019.

Për më shumë informata në lidhje me procedurën, ju ftoj që ta vizitoni këtë link ku përshkruhen hapat se si duhet të votohet: http://ëëë.kqz-ks.org/sherbimet-per-votues…/votimi-me-poste/

Ne jemi të bindur që diaspora shqiptare është e vendosur për 100% shtet :)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat