“Fillimisht të realizohet premtimi i VV-së për shkarkimin e Presidentit Hashim Thaçi”

Aktuale

“Fillimisht të realizohet premtimi i VV-së për shkarkimin e Presidentit Hashim Thaçi”

Nga: H.O. Më: 2 shtator 2019 Në ora: 19:22
Hashim Thaçi

Publicisti Idriz Zeqiraj në një prononcim për “Bota sot” thotë se toleranca, durimi dhe hiç veprimi i partive politike, i opozitës, i popullit, ndaj shkeljes së Kushtetutës, nga presidenti i Republikës të Kosovës, siç është vënia në ankand e territorit të Kosovës, përbën rrezik real të ndarjes të Kosovës, edhe sot e gjithë ditën, duke pasur parasysh letrën e Presidentit Trump, për zgjidhje balancuese, që i pajton palët, Serbinë dhe Kosovën.

Image
Idriz Zeqiraj

“Në horizont, tashmë, është një rreze shprese. Lëvizja Vetëvendosje, si mbrojtëse faktike dhe e vetme e Republikës, përgjatë dekadës së fundit, madje, në të gjitha rastet kruciale, siç janë: 1) Mbrojtja e Veriut të Mitrovicës; 2) Refuzimi këmbëngulës, deri në dërgimin në Kushtetuese të "Zajednicës"; 3) Kundërshtimi i Demarkacionit, deri në përgjakjen e vajzave dhe të djemëve aktivistë të Vetëvendosjes; 4) Tymosja e sallës së Kuvendit përlotja, deri në asfiksim të deputetëve, të tmerruar nga SHIK-u, veprim i skajshëm, por, krejt i logjikshëm dhe i ligjshëm i Vetëvendosjes, për ta kryer porosinë-amanet të Presidentit Rugova, të mbetur peng nga LDK-ja e Tij: "Hashimi - jo president"; 5) Deklarimi publik i njeriut të dytë në VV-e, Glauk Konjufca, se do ta shkarkojmë Hashim presidentin, për ta shpëtuar Kosovën nga ndarja”, vlerëson Zeqiraj.

Ai thotë më tutje se premtimi i VV-së, për shkarkimin e Hashim Presidentit, duhet të realizohet me parësi, sepse ky do të ishte mesazhi më i besueshëm dhe më vendimtar, për miqtë tanë çlirimtarë të Kosovës si dhe vetë lakmiqarët e tokave tona serbo-sllavë, se shqiptarët nuk kanë toka për pazare.

“Përkundrazi, mbetën të përkushtuar për kufirin Qafë e Çakorrit - Kullë e Zhlebit si dhe kthimin e tokave të grabitura nga fqinjët uzurpatorë, përgjatë dy shekujve të fundit”, thotë Zeqiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat