Haradinaj: Ja kam prish planet Hashim Thaçit për dialogun me Serbinë

Aktuale

Haradinaj: Ja kam prish planet Hashim Thaçit për dialogun me Serbinë

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 21:28
Ramush Haradinaj

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj i ftuar në Debat Plus në RTV Dugagjini përballë analistëve politikë ka folur mbi ftesën nga Gjykata Speciale dhe dorëheqjen e tij.

Haradinaj ka theksuar se ia ka prish planet Hashim Thaçit për dialogun me Serbinë.

“ Se kush e ka pru ftesën nuk e di, a këta që kanë ndihmu me heq taksën a QUINTI nuk e di. Unë ja kam prish planet Sebisë me dy punë, kam ndalu ndarjen dhe tregun me taksën 100%, si dhe ja kam prish punët Thaçit me planin për dialogun. Kushdo që është pjesë e ndarjes e ka gabim qoftë politikanë, gazetarë dhe kjo quhet agresionin si dhe është vepër penale” ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat