Haradinaj: Ndarja e Kosovës është projekt i Serbisë

Aktuale

Haradinaj: Ndarja e Kosovës është projekt i Serbisë

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 22:20
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth temës së ndarjes së Kosovës.

Haradinaj ka thënë se ndarja është projekt i Serbisë dhe rrezikon shtetësinë e Kosovës.

“Ndarja është projekt i Serbisë, kushdo që e përkrah këtë projekt rrezikon arritjen më të madhe që kemi – 17 shkurti, shtetin e Kosovës. Jam kundër secilit që është pro ndarjes dhe lëvizjes së kufijve”, ka thënë Haradinaj në RTV Dukagjini

“Të gjithë ata që janë rreshtuar për këtë marrëveshje, më kanë kundër, sido që e kanë emrin apo çfarëdo funksioni që kanë”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat