“Ramush Haradinaj, rrenc dhe hipokrit i madh”

Aktuale

“Ramush Haradinaj, rrenc dhe hipokrit i madh”

Nga: V.R Më: 2 shtator 2019 Në ora: 23:36
Ramush Haradinaj

Ku i dihet, ndoshta pas ftesës nga Specialja fshihet një skenar i përgatitur më herët për rënien e qeverisë, pikërisht në këtë periudhë.

Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, nëpërmjet një postimi në Facebook, ngre dilemën nëse vërtet dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit ishte ngaqë u ftua nga Gjykata Speciale.

Ai, thotë se, ndjenja e solidarizimit me Haradinajn, u shua kur u rikandidua për kryeministër.

Mazrekaj, vlerëson dorëheqja e Ramush Haradinajn është një veprim jo serioz dhe hipokrit.

Postimi plotë:

A po ju duket rrenc Ramush Haradinaj

Dorëheqja Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit erdhi me arsyetimin e ftesës nga Gjykata Speciale. Madje, lotët e tij, gati sa nuk na bindën se ky është një njeri i ndershëm që ia do të mirën vendit.

Por, kjo ndjenjë solidarizimi nuk zgjati shumë. Haradinaj, përsëri u kandidua për postin e kryeministrit, ani pse procesi i Gjykatës Speciale nuk ka përfunduar ende dhe nuk dihet nëse do të ngritet aktakuzë ndaj tij apo jo.

Pra, dorëheqja ishte një veprim jo serioz dhe hipokrit i Ramush Haradinajt. Nëse e ka pasur ndërmend të rikandidohet, pse dha dorëheqje?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat