Limaj: Nuk bëhem kryeministër me vetëm 5% apo 7% të votave

Aktuale

Limaj: Nuk bëhem kryeministër me vetëm 5% apo 7% të votave

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 23:42
Fatmir Limaj

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AKR-Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7.

Limaj ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme në që do të mbahen me 6 tetor. Limaj ka thënë se nuk do bëhej kryeministër i Kosovës nëse nuk ka përkrahje të madhe nga populli.

“ Qytetarët e Kosovës duhet ta thonë të vetën me votë. Ata e zgjedhin edhe kryeministrin me votën e tyre. Nuk dua të jem kryeministër i vendit me 5 apo 7 për qind. Kryeministri duhet të jetë ai që i merr shumicën e votave dhe duhet të jetë përgjegjës për vendin dhe qytetarët që e kanë votuar”, ka thënë Limaj.

“Ai kryeministër i cili ka vetëm 5% apo 7% nuk mund të jetë i mirë për popullin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat