Smakiqi: Konsistenca politike e NISMA-s forcoi themelet Republikës së Kosovës

Aktuale

Smakiqi: Konsistenca politike e NISMA-s forcoi themelet Republikës së Kosovës

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 00:41
Nismas Socialdemokrate

Anëtari i Kryesisë Qendrore të Nismas Socialdemokrate, Xhevdet Smakiqi, ka theksuar se kjo parti me vendimet që i ka marr në tri ministri të udhëhequra, ka forcuar themelin e shtetit të Kosovës.

Smakiqi ka thënë se për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë mimistri i NISMAS ka ndaluar hyrjen e produkteve në Kosovë qe nuk iu kanë referuar Kosovës me emërtime kushtetuese si Republikë e Kosovës nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ky eshte postimi i plote i Smakiqit:

Forcimi i themelit te shtetit nga NISMA Socialdemokrate.

Per here te pare ministri i Tregtise dhe Industrise Endrit Shala nxorri vendim qe ndaloi hyrjen e produkteve ne Kosove qe kishin mbishkrime ofenduese dhe nuk iu referonin Kosoves si shtet. Per here te pare NISMA Socialdemokrate dhe ministri Shala vendosi ndalimin e lodrave kancerogjene qe rrezikonin shendetin e femijve. Per here te pare NISMA Socialdemokrate nxorri udhezim administrativ qe obligon te gjithe Operatoret Ekonomik vendosjen e flamujve te origjines, duke kontribuar ne rritjen e shitjes se produkteve vendore. Per here te pare NISMA Socialdemokrate kishte top prioritet fuqizimin e prodhuesve vendor, duke ndermarr veprime konkrete, si ndalimi i eksportit te mases drusore, duke rritur dhe forecuar biznesin e perpunimit te drurit. Keto jane disa nga vendimet qe forcuan themelet e Republikes se Kosoves, qe NISMA kishte guxim dhe kurajo te merrte vendime te medha qe ndikuan ne jeten e njerezve. Ne qeverine e ardhshme NISMA do ta vazhdoje kete pune duke e bere krenar kedo qe jeton ne Kosove me vendime te guximshme.

Thjesht dhe vetem qytetarit te Kosoves i duhet program socialdemokrat mbi parime ku ruhet shteti, forcohet ekonomia dhe mirëqenia e qytetarëve, e jo programe populliste ku manipulohet me te kaluaren dhe te ardhmen e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat